VIDEO/ “Babi po rreh mamin”, dalin të tjera pamje nga dhuna në familje Loka
Vizion Plus ka siguruar dy video të cilat tregojnë dhunën që Xhemal Loka ushtronte mbi bashkëshorten e tij Bedrie Loka, e cila i
Vizion Plus ka siguruar dy video të cilat tregojnë dhunën që Xhemal Loka ushtronte mbi bashkëshorten e tij Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës pasi konsumoi fotoksinë në 2 janar të këtij viti.
Siç shihet edhe në videon, e cila është filmuar nga djali i familjes, Xhemali ushtron dhunë fizike dhe psikologjike mbi Bedrien.
“Do të të bëj ndonjë të pa bërë”, dëgjohet Xhamli duke i bërtitur Bedries. Videot e xhiruara djali ia tregonte të motrës për t’i treguar se çfarë ndodh në familje.
Në dy videot dëgjohet teksa Bedria i kërkon të mos bërtasë dhe mos nevrikoset, ndërkohë që në anën tjetër, Xhemali e shan dhe e kërcënon.
Gjatë xhirimit djali bën me shenjë që në familje ppo ndodh dhunë, ndërsa i këkron së motrës që të mos flasë, pasi mund ta dëgjojë babai.
“Babi i ra mamit”, dëgjohet teksa flet djali në një video që i dërgon së motrës.
/Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?