VIDEO/ Bashkë këndojnë “Të ka lali shpirt”, festë shqiptarçe e familjes Shpendi pas firmës së sulmuesit te Empoli

Stiven Shpendi është emri më i ri mes futbollistëve shqiptarë që do të kenë mundësinë në këtë sezon të luajnë në Serinë A. Lojtari ka firmosur dje me Empolin, që bleu kartonin e djaloshit i cili ka lënë shenjë me golat e tij në Serinë C dhe është pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë. Padyshim […]

Gusht 6, 2023 - 17:05
 0
VIDEO/ Bashkë këndojnë “Të ka lali shpirt”, festë shqiptarçe e familjes Shpendi pas firmës së sulmuesit te Empoli

Stiven Shpendi është emri më i ri mes futbollistëve shqiptarë që do të kenë mundësinë në këtë sezon të luajnë në Serinë A. Lojtari ka firmosur dje me Empolin, që bleu kartonin e djaloshit i cili ka lënë shenjë me golat e tij në Serinë C dhe është pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Padyshim kjo është një arritje për lojtarin i cili tashmë do të ketë mundësinë që të tregojë sa vlen në një nga kampionatet më të fortë e më të ndjekur në botë. Arritje që është festuar edhe nga familja e tij.

Babai i tij, ka postuar në rrjete sociale video teksa familja po kthehej pas firmës me klubin toskan. Në makinë dëgjohej kënga “Te ka lali shpirt”, teksa dukej qartësisht që të gjithë ishin të gëzuar për këtë hap të madh në karrierë të djaloshit 20-vjeçar./m.j

KLIKO KËTU PËR VIDEON

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.