VIDEO/ “Benzi” del nga rruga dhe kthehet përmbys, lëndohet shoferi

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht – Miras. Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuç, aty

Shkurt 13, 2024 - 16:09
 0
VIDEO/ “Benzi” del nga rruga dhe kthehet përmbys, lëndohet shoferi

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht – Miras.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht një mjet tjetër fuoristrade e me pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”

Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.