VIDEO / “Beteja vazhdon”, Berisha niset drejt SPAK, forca të shtuara policie, militantët e presin te dera
Pak para orës 10:00 Sali Berisha është nisur drej Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”. “Beteja vazhdon. Nuk është hera e parë që merrem në pyetje nga prokurorët” – tha Berisha teksa doli nga banesa, duke rrëzuar kështu pretendimet e gazetarëve. Berisha ndodhet në arrest […]
Pak para orës 10:00 Sali Berisha është nisur drej Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.
“Beteja vazhdon. Nuk është hera e parë që merrem në pyetje nga prokurorët” – tha Berisha teksa doli nga banesa, duke rrëzuar kështu pretendimet e gazetarëve.
Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues.
Ai akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.
Këtë të Martë do të jenë prokurorët Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja ata që do i drejtojnë pyetje Berishës, ndërkohë që para nisjes së seancës ka forca të shtuara policie para Strukturës së Posaçme.
Ndërkohë, po para SPAK, Flamur Noka dhe një grusht militantësh janë mbledhur për të protestuar.
Edhe pse për më shumë se 3 javë Berisha nuk lejohet të dalë jashtë shtëpisë së tij, ai e ka gjetur mënyrën si të komunikojë me demokratët. Nga dritarja e banesës së tij, ai del e mban fjalime prej dy javësh tashmë, çdo pasdite, duke u bërë thirrje mbështetësve të dalin në protesta kundër qeverisë.
/a.r
What's Your Reaction?