VIDEO/ Biden harron sërish, gazetari i kujton emrin e … Hamasit

Shqetësim i madh shkaktoi sjellja e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili gjatë fjalimit të tij për negociatat e vazhdueshme të pengjeve mes

Shkurt 7, 2024 - 19:20
 0
VIDEO/ Biden harron sërish, gazetari i kujton emrin e … Hamasit

Shqetësim i madh shkaktoi sjellja e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili gjatë fjalimit të tij për negociatat e vazhdueshme të pengjeve mes organizatës palestineze dhe Izraelit, harroi emrin e Hamasit.

“Ka një lëvizje, dhe nuk dua, nuk dua…”, tha presidenti 81-vjeçar, duke ndaluar për të ngulur sytë në hapësirë, pasi kishte harruar atë që donte të thoshte.

“Më lejoni t’i zgjedh fjalët e mia me kujdes”, vazhdoi ai në një përpjekje për të fituar kohë derisa iu kujtua fjala “Hamas”.

“Ka disa lëvizje, ka pasur… një përgjigje nga, uh…”, tha ai, duke pushuar përsëri ndërsa shikonte me të njëjtin shikim të humbur.

“Ka pasur një përgjigje… nga… opozita, por…”, tha ai.

Me mendimet e tij ende të ngatërruara për disa sekonda, ai pa majtas, duke marrë udhëzimet e nevojshme nga një gazetar që më në fund i kujtoi emrin e Hamasit.

“Po, më vjen keq për Hamasin”, tha ai më pas.

Ky incident i ri vjen vetëm një ditë pasi Joe Biden ngatërroi Emmanuel Macron me Francois Mitterrand. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.