VIDEO/ Çfarë mbeti nga zjarri në Shkodër, gjithçka e bërë shkrumb e hi, pamjet trishtuese njësoj si skenat e luftës

Njësoj si skenat e luftës. Këto janë pamjet që kanë mbetur nga zjarri masiv që zgjati për rreth 5 orë në tregun e

Qeshor 15, 2024 - 11:35
 0
VIDEO/ Çfarë mbeti nga zjarri në Shkodër, gjithçka e bërë shkrumb e hi, pamjet trishtuese njësoj si skenat e luftës

Njësoj si skenat e luftës. Këto janë pamjet që kanë mbetur nga zjarri masiv që zgjati për rreth 5 orë në tregun e rrobave të përdorura, duke shkrumbuar 80 njësi tregtare dhe 5 banesa që ndodheshin aty pranë.

Pasojat ishin katastrofike, ndërsa me lot në sy tregtarët kërkojnë ndihmë nga shteti për punën dhe mundin e tyre 20 vjeçar, me të cilën siguronin edhe bukën e gojës.

Ndihmë nga strukturat e shtetit kanë kërkuar edhe kryefamiljarët, që tashmë janë në qiell të hapur.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata, shihen qartë rrënojat në treg. Çdo gjë është bërë shkrumb e hi. Ato që kanë mbetur, janë vetëm llamarinat e dyqaneve përtokë dhe malli që ishte në njësitë tregtare, që është bërë i gjithi shkrumb./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.