VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit te baronit shqiptar të drogës në Stamboll, Dritan Rexhepi

Ky është momenti i arrestimit të baronit të drogës, Dritan Rexhepi. Video është publikuar nga ministri i Brendshëm turk, ndërsa lajmi ka bërë

Nëntor 10, 2023 - 09:54
 0
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit te baronit shqiptar të drogës në Stamboll, Dritan Rexhepi

Ky është momenti i arrestimit të baronit të drogës, Dritan Rexhepi. Video është publikuar nga ministri i Brendshëm turk, ndërsa lajmi ka bërë jehonë në mediat turke. Mbi të rëndojnë disa vepra të rënda penale, për të cilat është në kërkim në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Dritan Rexhepi, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës të quajtur “Kompanio Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, u akuzua nga organet gjyqësore për “Vrasje me dashje, Drogë, Rrëmbim/Hulim i Lirisë, falsifikim të dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit”. Nga autoritetet e Italisë dhe Shqipërisë, ai kërkohej në nivel ndërkombëtar për ekstradim”, shkruan ministri turk.

 

Dritan Rexhepi është një ndër emrat më të lakuar të drejtësisë shqiptare. I njohur si komandues i trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në Europë, Rexhepi ka mundur t’i shpëtojë disa herë drejtësisë, përmes edhe arratisjeve të bujshme.

 

Po ashtu, ai dyshohet si porositës i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës, ku shkak dyshohet të jenë konfliktet me të vëllain e viktimës, për shkak të pazareve të drogës.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.