VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 4-vjeçari në Shkodër

Pjesë të shpërndara në rrugë, makina e shkatëruar plotësisht, këto janë pamjet që kanë mbetur pas nga aksidenti tragjik i ditës së sotme

Janar 25, 2024 - 16:32
 0
VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti tragjik ku humbi jetën 4-vjeçari në Shkodër

Pjesë të shpërndara në rrugë, makina e shkatëruar plotësisht, këto janë pamjet që kanë mbetur pas nga aksidenti tragjik i ditës së sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbi jetën një katër vjeçar.

Policia njoftoi më herët se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, humbi jetën një katër vjeçar i cili ndodhej në njërën prej makinave ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetevem K.B 22-vjeç dhge P.C 38-vjeç.

Njoftimi:

Rreth orës 13:00 në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.