VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës në Malin e Zi përleshen në Kuvend

Me përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar seanca plenare në Malin e Zi. Pas konfrontimit fizik, kryeparlamentari Andrija Mandiq

Mars 7, 2024 - 14:50
 0
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës në Malin e Zi përleshen në Kuvend

Me përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës është shoqëruar seanca plenare në Malin e Zi.

Pas konfrontimit fizik, kryeparlamentari Andrija Mandiq dha 5 minuta pushim, për qetësimin e situatës.

Sipas njoftimit, sot në Cetinje deputetët duhet të diskutojnë për propozimet e ligjit për ratifikimin e disa marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Deputetët do të shprehin qëndrimet e tyre për Projektligjin për konfirmimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Tara dhe lidhjen e pjesëve kufitare.

Në rendin e ditës së propozuar të seancës është edhe Projektligji për Konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e një ure ndërshtetërore mbi lumin Bojana.

Projektligji për ratifikimin e Konventës Ndërkombëtare të Nairobit për largimin e rrënojave nga viti 2007 do të dalë nesër para deputetëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.