VIDEO / Dhunoi në ashensor qentë e saj, procedohet 51-vjeçarja në Tiranë

Kamerat e sigurisë filmuan një grua teksa rrihet pa mëshirë qentë e saj në ashensor, në Tiran. Policia ka vënë në  hetim 51-vjeçaren, ndërsa i janë marrë edhe kafshët që i mbante në banesë. Qentë dhe macet u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. “Në lidhje me një video të postuar […]

Nëntor 2, 2023 - 09:55
 0
VIDEO / Dhunoi në ashensor qentë e saj, procedohet 51-vjeçarja në Tiranë

Kamerat e sigurisë filmuan një grua teksa rrihet pa mëshirë qentë e saj në ashensor, në Tiran.

Policia ka vënë në  hetim 51-vjeçaren, ndërsa i janë marrë edhe kafshët që i mbante në banesë.

Qentë dhe macet u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar disa kafshë, në një ashensor, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetases që shfaqet në video.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe proceduan penalisht shtetasen G. K., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, kafshët e keqtrajtuara, u vendosën në kujdesin e një shoqate për mbrojtjen e kafshëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.