VIDEO/ Dhunoi vëllanë dhe kunatën, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi ka dhunuar vëllain dhe bashkëshorten e vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë. Flamur Hoxhallari u ndalua në kohë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, duke parandalohet një krim në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së […]

Shkurt 20, 2024 - 09:18
 0
VIDEO/ Dhunoi vëllanë dhe kunatën, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi ka dhunuar vëllain dhe bashkëshorten e vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Flamur Hoxhallari u ndalua në kohë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, duke parandalohet një krim në familje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.