VIDEO/ Djali i Presidentit somalez përplas për vdekje motoristin në Turqi, arratiset nga vendi

Reagime të forta ka shkktuar në Turqi arrarisja e djalit të Presidentit të Somalisë, i cili përplasi për vdekje një shpërndarës në rrugët

Dhjetor 10, 2023 - 13:35
 0
VIDEO/ Djali i Presidentit somalez përplas për vdekje motoristin në Turqi, arratiset nga vendi

Reagime të forta ka shkktuar në Turqi arrarisja e djalit të Presidentit të Somalisë, i cili përplasi për vdekje një shpërndarës në rrugët e Stambollit.

Aksidenti me protagonist Mohammad Hasan Sheikh Mohamud ndodhi më 30 nëntor.

Në një video nga një kamera sigurie e postuar nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet makina e drejtuar nga djali i presidentit të Somalisë, i cili tërheq zvarrë motorin me drejtues Yunus Emre Getser për disa metra.

Shpërndarësi fatkeq që u vra në Kostandinopojë

Sipas raportit të policisë, djali i presidentit somalez Hassan Sheikh Mohamud goditi shpërndarësin mesditën e 30 nëntorit.

Yunus Emre Getser, i cili ishte baba i dy fëmijëve, u dërgua në spital ku ndërroi jetë 6 ditë më pas për shkak të plagëve të marra.

Djali i presidentit të Somalisë i arratisur nga Turqia dhe është në kërkim

Siç sqaroi prokuroria atë ditë, drejtuesi i makinës dha deklaratë dhe u la i lirë, por kur drejtuesi i motori ndërroi jetë policia shkoi ta arrestone.

Ata mësuan se djali i Presidentit ishte arratisur më 2 dhjetor.

Ndaj tij është lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.