VIDEO / Do vriste “Akilin” me ndihmën e policit, dalin pamjet e arrestimit të “Kep Rapit”

Publikohen për here të parë pamjet e arrestimit të Rexhep Arapi, dhe nipit të tij Algert Arapi. Ata dyshohet se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakut, njohur si “Akili”. Në bazë të dokumentave të sekuestruar nga SPAK rezulton se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites […]

Dhjetor 26, 2023 - 15:38
 0
VIDEO / Do vriste “Akilin” me ndihmën e policit, dalin pamjet e arrestimit të “Kep Rapit”

Publikohen për here të parë pamjet e arrestimit të Rexhep Arapi, dhe nipit të tij Algert Arapi. Ata dyshohet se në bashkëpunim me ish-policin Dedan Gjoni, kanë tentuar që të ekzekutojnë Xhevdet Plakut, njohur si “Akili”.

Në bazë të dokumentave të sekuestruar nga SPAK rezulton se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20:10 të 19 Shtatorit 2019. Atentati u sabotua nga Dejvi Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut.

Gjermeni informacionet i kishte kërkuar për tu ardhur në ndihmë mikut të tij Rexhep Arapin. Hakmarrja mes Plakur dhe Arapit e ka zanafillën që në vitin 2000. Kep Arapi dyshonte se “Akili” me 25 identitete ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij. Konflikti i vitit 2000 dyshohet për çështje të trafikut të drogës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.