VIDEO/ Dramë pas 111 minutave dhe 7 penalltive, Arsenali “rrëmben” Superkupën e Anglisë, bie Manchester City

Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, […]

Gusht 6, 2023 - 19:55
 0
VIDEO/ Dramë pas 111 minutave dhe 7 penalltive, Arsenali “rrëmben” Superkupën e Anglisë, bie Manchester City

Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare.

Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, duke shpërdoruar kështu një rast të artë.

Në fundin e fraksionit, portieri Ortega shpëton portën nga një gol i sigurt, teksa sërish Havertz gaboi nga fare pranë portës. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola bën lëvizjen e duhur në pjesën e dytë, duke larguar Haaland dhe duke aktivizuar Cole Palmer. Pikërisht Palmer, mesfushori 21-vjeçar shndërron në gol një kundërsulm perfekt të Citizens në minutën e 77-të.

Atëherë kur ishte menduar se fati i takimit ishte vendosur tashmë, Trossard vendos ekuilibrat në minutën e 100-të, duke dërguar ndeshjen në penallti.

Nga 11-metrat më të saktë u treguan lojtarët e Arsenalit, pasi “tundën rrjetën” me Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieria. Në krahun tjetër, duket se nuk ishte nata e kampionëve të Europës, pasi gabuan me De Bruyne dhe Rodri, ndërsa Silva nuk fali./m.j

 

VIDEO/ Dramë pas 111 minutave dhe 7 penalltive, Arsenali “rrëmben” Superkupën e Anglisë, bie Manchester City

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.