VIDEO/ Droga e fshehur në sahatin e ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë: Shiste kanabis afër shkollave

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli 2’. Sipas njoftimit të policisë në pranga ra shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste […]

Janar 28, 2024 - 11:07
 0
VIDEO/ Droga e fshehur në sahatin e ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë: Shiste kanabis afër shkollave

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli 2’.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ra shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

Punohet për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.