VIDEO/ Dronin te koka, babë e bir kapen “mat” në Vlorë

Babë e bir janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për kultivim të bimëvë narkotike të llojit kanabis. Policia e Vlorës bën me dije

Maj 31, 2024 - 10:45
 0
VIDEO/ Dronin te koka, babë e bir kapen “mat” në Vlorë

Babë e bir janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për kultivim të bimëvë narkotike të llojit kanabis.

Policia e Vlorës bën me dije se zbuloi një parcelë me bimë narkotike në fshatin Rromës.

Në parcelë u gjetën 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, që dyshohet se u kultivuan nga babë e bir.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Vijon megaoperacioni kombëtar anticannabis i koduar “Territor i pastër”, me kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës. Sekuestrohen 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”, Sektori i Narkotikëve i DVP Vlorë ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përroi i njomë”, ku u gjetën të mbjellë 135 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore, u ndaluan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit N. B., 58 vjeç dhe A. B., 26 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.