VIDEO/ “Dua edhe unë të vras, u frymëzova nga David”, policia çeke arreston të riun pas paralajmërimit për një tjetër tragjedi

Policia çeke publikoi pamjet e arrestimit të një personi të dyshuar për të cilin thonë se pranoi se ishte “frymëzuar” nga agresori i Pragës, David Kozak, dhe “dëshironte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”. Sipas mediave të huaja ky arrestim vjen pas masave të marra për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe […]

Dhjetor 22, 2023 - 18:25
 0
VIDEO/ “Dua edhe unë të vras, u frymëzova nga David”, policia çeke arreston të riun pas paralajmërimit për një tjetër tragjedi

Policia çeke publikoi pamjet e arrestimit të një personi të dyshuar për të cilin thonë se pranoi se ishte “frymëzuar” nga agresori i Pragës, David Kozak, dhe “dëshironte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”.

Sipas mediave të huaja ky arrestim vjen pas masave të marra për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore dhe objektiva të tjera të mundshme pas sulmit tragjik që tronditi Pragën dje.

“Dje në orën 11 e gjysmë telefonuesi na tha se ishte frymëzuar nga vrasësi, se donte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”, shkroi policia çeke në një postim në X.

Videoja e publikuar shfaq oficerë të armatosur që ngjiten në shkallët e një pallati përpara se të shkallmojnë derën dhe të hyjnë në një banesë teksa bërtisnin. Ndërkohë, kryeministri çek Petr Fiala tha se e shtuna do të jetë një ditë zie kombëtare për viktimat e të shtënave në Pragë, sipas Sky News.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan tha se policia punoi gjatë natës dhe të 14 personat që vdiqën në sulm janë identifikuar.  Ministria e Jashtme çeke tha se tre nga të plagosurit ishin të huaj, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga Holanda./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.