VIDEO- “Dua një boksier më të fortë”/ Florian Marku mund kundërshtarin në pak sekonda

Florian Marku nuk zhgënjeu as këtë herë. Boksierit shqiptar iu deshën vetëm 54 sekonda për të hedhur përtokë kundërshtarin e tij Dilan Moran

Shtator 2, 2023 - 21:52
 0
VIDEO- “Dua një boksier më të fortë”/ Florian Marku mund kundërshtarin në pak sekonda

Florian Marku nuk zhgënjeu as këtë herë. Boksierit shqiptar iu deshën vetëm 54 sekonda për të hedhur përtokë kundërshtarin e tij Dilan Moran në ndeshjen që u mbajt në MançesterArena.

 

Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar.

 

Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë. Marku në fjalën e tij tha se kërkon përballë tij një boksier më të fortë.

 

Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua. Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”, tha ai.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.