VIDEO/ E frikshme në Rrogozhinë, Dwamena rrëzohet pa ndjenja në fushë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit që po luhet në Rrogozhinë shkaktoi një frikë të madhe. Raphael Dwamena në minutën e 23-të rrëzohet pa ndjenja në fushë ndërsa historiku i sulmuesit që ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën tremb edhe më shumë. E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor teksa futbollistët e të dyja skuadrave […]

Nëntor 11, 2023 - 14:50
 0
VIDEO/ E frikshme në Rrogozhinë, Dwamena rrëzohet pa ndjenja në fushë, niset me urgjencë drejt Tiranës

Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit që po luhet në Rrogozhinë shkaktoi një frikë të madhe.

Raphael Dwamena në minutën e 23-të rrëzohet pa ndjenja në fushë ndërsa historiku i sulmuesit që ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën tremb edhe më shumë.

E menjëhershme ndërhyrja e stafit mjekësor teksa futbollistët e të dyja skuadrave e rrethuan sulmuesit në mënyrë që pamjet e rënda të mos transmetoheshin.

Ambulanca e transportoi lojtarin në spitalin e Tiranës teksa të gjithë shpresojnë më të mirë për Dwamenën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.