VIDEO/ E pazakontë: Çakalli zbret në mes të Tiranës. Kapet në shkallët e TKOB, tenton të kafshojë…!
Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit këtë të shtunë. Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Gjitari, që nuk është aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana, është vendosur përkohësisht […]
Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit këtë të shtunë. Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Gjitari, që nuk është aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana, është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve.
Në momentin e parë kur punonjësit tentojnë ta kapin, çakalli bëhet agresiv, ndërsa e gjithë kjo situatë është parë me kureshtje nga klientët e lokalit dhe qytetarët që u afruan për të mos humbur këtë pamje të pazakontë.
Kur ekspertët e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit përpiqen ta kapin për ta futur në kafaz çakallin i cili qëndron i fshehur mes një peme në vazo, pra në momentin kur punonjësi e kape çakalli tenton ta kafshojë.
Pasi është marrë nga grupi i ekspertëve, kafsha është karantinuar në një kafaz në Kopshtin Zoologjik në Tiranë për të mos rrezikuar nga ndonjë sëmundje mund të ketë. Burimet thonë se do i bëhen kontrollet veterinarie dhe më pas do lëshohet nëse do jetë në gjendje./m.j
What's Your Reaction?