VIDEO/ E vranë dhe i dogjën rrobat, ky është vendi ku autori hodhi trupin e Erald Nevruzit

Këto janë pamjet e vendit ku u gjet turupi i pajetë i Erald Nevruzit, pranë fshatit Vuno. Trupi i viktimës u gjet pas

Qeshor 7, 2024 - 13:50
 0
VIDEO/ E vranë dhe i dogjën rrobat, ky është vendi ku autori hodhi trupin e Erald Nevruzit

Këto janë pamjet e vendit ku u gjet turupi i pajetë i Erald Nevruzit, pranë fshatit Vuno.

Trupi i viktimës u gjet pas më shumë se 24 orëve kërkime në një gurore në afërsi të fshatit Vuno. Autoritetet i kishin shtrirë kërkimet nga toka dhe ajri me dron, por ka qenë vetë autori ai i cili ka treguar për vendin se ku e kishte fshehur trupin e viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet në Greqi, Gerald Shehu ka dëshmuar dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Gerald Shehu u arrestua ditën e djeshme në Korfuz. Pas ngjarjes së rëndë, ai kishte kaluar kufirin drejt Greqisë, në tentativë për tu arratisur për në Angli. Ai kishte prerë një biletë për në Spanjë dhe po priste të niste fluturimin, ku më pas destinacion final do kishte Anglinë. Ndërsa makina e Shehut, një Audi me targa angleze, u gjet e braktisur nga policia në Sarandë. Dëshmia e autorit para autoriteteve greke zbuloi edhe vendin se ku ishte fshehur viktima. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.