VIDEO/ Egla ende në shtëpi? E papritura në “Big Brother VIP” dhe si do e presin Ilnisa e Meritoni

Egla Ceno u skualifikua një ditë më parë nga “Big Brother VIP 3”, por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t na tregon se aktorja është ende në shtëpi. Ajo ndodhet e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, duhet […]

Prill 1, 2024 - 15:35
 0
VIDEO/ Egla ende në shtëpi? E papritura në “Big Brother VIP” dhe si do e presin Ilnisa e Meritoni

Egla Ceno u skualifikua një ditë më parë nga “Big Brother VIP 3”, por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t na tregon se aktorja është ende në shtëpi.

Ajo ndodhet e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, duhet të presim të martën në mbrëmje, në spektaklin e radhës nën drejtimin e Ledion Liços.

Egla u skualifikua pas incidenteve me Meritonin, ku i hodhi alkool në fytyrë. Ndërkohë, një vendim pritet të merret edhe për Ilnisën e Meritonin, si personat që e provokuan banoren.

Në pamje, te paraqitura te faqen zyrtare te vete Big Brother Albania VIP 3, ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme.

“Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe fytyrë në tokë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.