VIDEO/ Egnatia i shënon dy herë Laçit, rrogozhinasit marrin kreun e Superligës

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia vendase fitoi 2-1 me Laçin për javën e pestë në Superligë. Të besuarit e Edlir Tetovës vuajtën në fund, me ndeshjen që ishte emocionuese. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Dwamena. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me të majtë e la topin në rrjetën e Dajsinanit. Pjesa […]

Shtator 23, 2023 - 18:00
 0
VIDEO/ Egnatia i shënon dy herë Laçit, rrogozhinasit marrin kreun e Superligës

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia vendase fitoi 2-1 me Laçin për javën e pestë në Superligë. Të besuarit e Edlir Tetovës vuajtën në fund, me ndeshjen që ishte emocionuese. Dueli u zhbllokua pas 11 minutave lojë nga Dwamena. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me të majtë e la topin në rrjetën e Dajsinanit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, teksa në të dytën Spahiu në minutën e 57 i shënoi golin e dytë Laçit. Mesfushori mori një pasim të bukur nga Zejnullai, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij, me Spahiun që nuk festoi.

Duhej minuta e 84 kur dueli do rihapej me autogolin e Malotës. Një goditje e Ujkës nga jashtë zone, u devijua nga mbrojtësi i vendasve, duke e dërguar topin pas krahëve të Sherrit. Pas këtij rasti Paulauskas humbi një mundësi të mirë te Egnatia, ndërsa dueli u mbyll me fitoren e rrogozhinasve.

Pas këtij rezultati, Egnatia me 10 pikë mban kreun e Superligës, teksa aq pikë ka edhe Tirana e vendit të dytë. Laçi me shtatë pikë është në vendin e pestë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.