Video ekskluzive/ Momenti kur 68-vjeçari grek vret me dy plumba në kokë shqiptarin

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar video ekskluzive të momentit kur 68-vjeçari grek vrau shqiptarin. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet

Shtator 15, 2023 - 18:15
 0
Video ekskluzive/ Momenti kur 68-vjeçari grek vret me dy plumba në kokë shqiptarin
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar video ekskluzive të momentit kur 68-vjeçari grek vrau shqiptarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një parkingu, ku shqiptari punonte prej disa vitesh. Autori  qëlloi drejt shqiptarit me armë zjarri, duke i marrë jetën me dy plumba në kokë.

 

Dëshmitarët okularë të vrasjes brutale deklaruan se sulmuesi, i cili mësohet se vuante nga probleme psikologjike dhe shpesh kthehej në problem për komunitetin, i kërkoi viktimës një vend parkimi, gjë e cila solli dhe ngjarjen e rëndë.

 

Shqiptari rezulton të jetë baba i tre fëmijëve, ndërsa banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri mjaft të edukuar dhe gjithmon i gatshëm për t’i ndihmuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.