VIDEO-EMRI/ Aksidenti tragjik në Korçë, një viktimë dhe pesë të plagosur, një person i bllokuar në mjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta. Si pasojë e aksidentit ka humbur

Shkurt 4, 2024 - 18:27
 0
VIDEO-EMRI/ Aksidenti tragjik në Korçë, një viktimë dhe pesë të plagosur, një person i bllokuar në mjet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, raporton se viktimë ka mbetur Elvis Mizaku 36-vjeç nga fshati Rov i Maliqit.

Ndërkohë lidhur me aksidentin ka reaguar edhe policia e cila thotë se pesë personat e plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërsa një person tjetër ka mbetur i bllokuar, dyshohet për viktimën.

Njoftimi:

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t’a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.