Video epike/ I riu hyn të vjedhë kompaninë telefonike, por shitësja e nxjerr jashtë prej “leckash”

Një i ri, i dentiteti i të cilir ende nuk është bërë i ditur ka tentuar të vjedhë një dyqan të një kompanie

Tetor 11, 2023 - 22:45
 0
Video epike/ I riu hyn të vjedhë kompaninë telefonike, por shitësja e nxjerr jashtë prej “leckash”

Një i ri, i dentiteti i të cilir ende nuk është bërë i ditur ka tentuar të vjedhë një dyqan të një kompanie telefonike në zonën e Kombinatit. Një ditë më parë, autorit, i eci mbarë në zonën e Myslym Shyrit në të njëjtën kompani. Ndërsa sot, ai dështoi të merrte atë që dëshironte.

 

Në videon e siguruar nga Vizion Plus duken punonjëset të cilat kanë qenë duke konsumuar ushqim, kur në atë moment i riu hyn dhe duke u thënë u bëftë mirë, nxjerr pistoletën nga çanta.

 

Autori dëgjohet të thotë që ka bërë transplant mëlçie dhe lekët i duhen, por njëra nga shitëset e ka kuptuar që pistoleta është false dhe e ka nxjerrë jashtë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.