VIDEO/ Ernest Muçi “magjik”, shënon një super gol

Ernest Muçi është padiskutim një nga blerjet më të mira që ka bërë Besiktas këtë sezon. I kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që

Shkurt 25, 2024 - 19:20
 0
VIDEO/ Ernest Muçi “magjik”, shënon një super gol

Ernest Muçi është padiskutim një nga blerjet më të mira që ka bërë Besiktas këtë sezon. I kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që Muçi të kthehet menjëherë në idhullin e tifozerisë së Besiktas.

Ernest Muçi sot ka arritur të shënojë edhe golin e  tij të parë në kampionatin turk, duke realizuar me një goditje potente nga jashtë zone.

E djathta e Muçit e ka bërë të parëndësishme hedhjen e portierit të Istanbulspor.


Trajneri i Besiktas, Fernando Santos ka mjaft besim te djaloshi kuqezi , teksa ka preferuar ta aktivizojë titullarë që në sfidat e para.

Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga ekipi i Legias së Varshavë, i cili i kushtoi arkave të klubit turk 10 milionë euro, sakaq 1 milion euro fitoi edhe klubi i Tiranës, për shkak të zotërimit të 10% të kartonit të Muçit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.