VIDEO / Ernest Muçi shënon në Conference League, mban gjallë shpresat e Legias në Europë

Ernest Muçi ka bërë heroin te Legia e Varshavës në një natë si kjo e sotmja ku performanca e polakëve ishte mbresëlënëse në fushë, por rezultati përballë Austrisë së Vienës ishte zhgënjyes. Skuadra e talentit kuqezi humbi me rezultatin 1-2, pavarësisht se dominoi totalisht lojën. “Diamanti” i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, për […]

Gusht 10, 2023 - 23:05
 0

Ernest Muçi ka bërë heroin te Legia e Varshavës në një natë si kjo e sotmja ku performanca e polakëve ishte mbresëlënëse në fushë, por rezultati përballë Austrisë së Vienës ishte zhgënjyes.

Skuadra e talentit kuqezi humbi me rezultatin 1-2, pavarësisht se dominoi totalisht lojën.

“Diamanti” i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 0-2 për kundërshtarët.

Muçi i dha freskinë e kërkuar sulmit të Legias, duke treguar një tjetër impuls në lojën offensive.

Sulmuesi shqiptar më pas arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, ku me kokë çoi në rrjetë plot delikatesë një top që u harkuar bukur nga e majta, prej Bakus.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për një tjetër shqiptar. Mesfushori Jurgen Çelhaka u aktivizua në vendin e Elitim në minutën e 74-të të sfidë.

Sakaq, me golin e Muçit shpresat për kualifikim në turin e radhës të Conference League për Legian e Varshavës mbeten ende gjallë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.