VIDEO/ Familja e gruas i është e bllokuar në Gaza, ministri skocez shpërthen në lot: Ndihem i pafuqishëm!

Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot në një intervistë për SkyNeës, pasi deklaroi se familja e gruas së tij ndodhet në Rripin e Gazës. Ai deklaroi se ndihet i pafuqishëm dhe i panevojshëm dhe bëri një lutje për komunitetin ndërkombëtar që të krijojë korridore humanitare, në mënyrë që njerëzit duke […]

Tetor 13, 2023 - 20:25
 0
VIDEO/ Familja e gruas i është e bllokuar në Gaza, ministri skocez shpërthen në lot: Ndihem i pafuqishëm!

Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot në një intervistë për SkyNeës, pasi deklaroi se familja e gruas së tij ndodhet në Rripin e Gazës.

Ai deklaroi se ndihet i pafuqishëm dhe i panevojshëm dhe bëri një lutje për komunitetin ndërkombëtar që të krijojë korridore humanitare, në mënyrë që njerëzit duke përfshirë familjen e gruas së tij të mund të largohen nga Gaza ndërsa lufta me Izraelin po përshkallëzon.

Më herët sot, Humza Yousaf postoi një video në X (ish-Tëitter) ku shfaqej nëna e gruas së tij, Elizabeth el-Nakla.

Kjo e fundit vizitoi Gazën javën e kaluar së bashku me bashkëshortin e saj Maged, por dyshja që atëherë kanë ngelur të bllokuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe hakmarrjes pasuese./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.