VIDEO/ Festa e fitores ndaj Erdogan kthehet në tragjedi, zyrtari i CHP humb jetën tragjikisht pas shembjes së…!

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital, pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit. Por, mjekët tashmë kanë thënë se Palaz ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë gjatë rrëzimit. Me […]

Prill 1, 2024 - 22:35
 0
VIDEO/ Festa e fitores ndaj Erdogan kthehet në tragjedi, zyrtari i CHP humb jetën tragjikisht pas shembjes së…!

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital, pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

Por, mjekët tashmë kanë thënë se Palaz ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë gjatë rrëzimit. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavasl? Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tat?k, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.