VIDEO / Festa kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer merr para turmën e studentëve

Një aksident tragjik ka ndodhur Kirgistan, ku një kamionçinë përplasi papritur një turmë studentësh, të cilët ishin mbledhur në një ngjarje kulturore të rajonit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 29 persona, njofton CNNTURK. Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe Aksidenti ndodhi në rrethin Suzak, në rajonin […]

Maj 3, 2024 - 13:50
 0
VIDEO / Festa kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer merr para turmën e studentëve

Një aksident tragjik ka ndodhur Kirgistan, ku një kamionçinë përplasi papritur një turmë studentësh, të cilët ishin mbledhur në një ngjarje kulturore të rajonit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 29 persona, njofton CNNTURK.

Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe

Aksidenti ndodhi në rrethin Suzak, në rajonin Chalal-Abad të Kirgistanit, ku nga kamerat e sigurisë është kapur kamioni i akulloreve, që papritur ka nisur të ecë duke marrë para studentët.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kirgistanit, 18 persona, mes tyre 1 mësues dhe 17 studentë, u shtruan në spital. Ndihma mjekësore ambulatore iu ofrua 11 studentëve.

Eventi kulturor kthehet në tragjedi, kamioni pa shofer niset papritur dhe

Mësohet se fëmijët e lënduar ishin të moshës 9 deri në 16 vjeç, ndërsa gjendja e 3 fëmijëve të lënduar ishte e rëndë. Thuhet se kamioni ka lëvizur papritur teksa ka qenë i parkuar dhe brenda nuk ka pasur shofer, ndërsa kanë nisur hetimet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.