VIDEO/ Fitore me goleadë, goli i parë i Suarez me Inter Miami, Messi shkëlqen me dopietë

Inter Miami triumfoi pastër 5-0 ndaj Orlando Cityt, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Vendasit nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim fitoren, në një sfidë të dominuar totalisht. Luis Surez gjeti golin e parë me fanellën e skuadrës amerikane në minutën e katërt. Suarez realizoi edhe në minutën e 11-të, për t’i dhënë […]

Mars 3, 2024 - 20:30
 0
VIDEO/ Fitore me goleadë, goli i parë i Suarez me Inter Miami, Messi shkëlqen me dopietë

Inter Miami triumfoi pastër 5-0 ndaj Orlando Cityt, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Vendasit nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim fitoren, në një sfidë të dominuar totalisht.

Luis Surez gjeti golin e parë me fanellën e skuadrës amerikane në minutën e katërt. Suarez realizoi edhe në minutën e 11-të, për t’i dhënë qetësinë e duhur skuadrës. Taylor, në të 29-tën, thelloi edhe më shumë avantazhin.

Në pjesën e dytë, radhën e kishte Lionel Messi. Ylli argjentinas me dopietën e tij në këtë sfidë argëtoi në maksimum tifozët, që kishin zgjedhur të shikojnë ndeshjen nga shkallët e stadiumit në Chase Stadium (Fort Lauderdale, FL). Në këtë sfidë, titullarë ishin edhe Busquets me Jordi Albën. Në 3 ndeshjet e para të sezonit, Inter Miami ka grumbulluar 7 pikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.