VIDEO/ Forcat Speciale dhe blindat “pushtojnë” Srebrenicën para rezolutës së OKB, Dodik paralajmëron shkëputje

Rrugët e Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë janë mbushur me ushtarë dhe autoblinda të forcave speciale të Republikës Srpska të drejtuar nga pro

Maj 23, 2024 - 14:55
 0
VIDEO/ Forcat Speciale dhe blindat “pushtojnë” Srebrenicën para rezolutës së OKB, Dodik paralajmëron shkëputje

Rrugët e Srebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë janë mbushur me ushtarë dhe autoblinda të forcave speciale të Republikës Srpska të drejtuar nga pro rusi Milorad Dodik.

Gjithçka ndodh pikërisht në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork pritet të miratojë rezolutën për gjenocidin në këtë qytet boshnjak kur ushtria e Millosheviçit pushtoi Bosnjen.

Në një reagim në rrjetet sociale drejtori i Qendrës Përkujtimore Srebrenicë-Potoçari, Emir Suljagiç, tha se në Srebrenicë ka tension pak orë para seancës së OKB-së.

“Tensionet në dhe rreth Srebrenicës janë intensifikuar që kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik njoftoi se qeveria e tij do të mbajë një seancë në Srebrenicë në të njëjtën ditë kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton për rezolutën që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Kujtimit të Gjenocidi i Srebrenicës”, shkruan ai duke shtuar se “tani janë të mbushura me një prani të shtuar të policisë, duke përfshirë oficerë të armatosur me armë të gjata dhe njësi të forcave speciale”.

Vetë përdoruesit boshnjakë të rrjeteve sociale kanë publikuar aty pamje të forcave të ushtrisë dhe policisë si edhe blinda që patrullojnë nëpër rrugë, ndërkohë që më herët Dodik kishte paralajmëruar për shkëputje të Republika Srpska nga Bosnja.

 Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë, fillon sot në 16:00 me orën tonë. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.