VIDEO / Fredi Beleri shkon në funeralin e gjyshes, Policia “blindon” Himarën
I shoqëruar nga afektivë të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri tek vendi ku do të prehet gjyshja e tij. Me syze dielli për të mbuluar sytë. Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri. Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave. Edhe ceremonia mortore me […]
I shoqëruar nga afektivë të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri tek vendi ku do të prehet gjyshja e tij.
Me syze dielli për të mbuluar sytë. Me makinë policie deri tek varrezat e Himarës. Kështu ka mbërritur Fredi Beleri. Nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë varrezave.
Edhe ceremonia mortore me prezencë të shumtë të policisë. Mbërriti me thirrje drejtuar tij. Me qindra qytetarë të Himarës dhe simpatizantë që e prisnin gjatë gjithë kohës. Tërhequr zvarrë madje në momentin që e kanë futur në furgonin e policisë.
Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë mori leje më herët gjatë ditës së sotme për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndjerë.
Leja iu aprovua dhe siç shihet nga pamjet, ai shoqërohej nga forca të shumta policore teksa mbërrinte në varrezat e Himarës. Qyteti u blindua nga forca të shumta policie për garantuar sigurinë përgjatë gjithë ceremonisë mortore.
/a.r
What's Your Reaction?