VIDEO/ Fundosen anijet me emigrantë në Itali: Momentet e tmerrit për të mbijetuarit, para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit

Momentet e para të tmerrit nga përmbytja e dy anijeve me emigrantë, mëngjesin e kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali janë publikuar nga mediat italiane. Në mes të detit dhe në mëshirë të dallgëve të fuqishme, video e publikuar nga mediat italiane tregon momentet kaotike të përmbytjes së anijeve të mbushura […]

Gusht 6, 2023 - 16:35
 0
VIDEO/ Fundosen anijet me emigrantë në Itali: Momentet e tmerrit për të mbijetuarit, para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit

Momentet e para të tmerrit nga përmbytja e dy anijeve me emigrantë, mëngjesin e kësaj të diele, në brigjet e ishullit Lampedusa në Itali janë publikuar nga mediat italiane.

Në mes të detit dhe në mëshirë të dallgëve të fuqishme, video e publikuar nga mediat italiane tregon momentet kaotike të përmbytjes së anijeve të mbushura me emigrantë në bord.

Në përpjekje për të mbijetuar, derisa ekipet e shpëtimit të arrinin pamjet e tmerrshme tregojnë ‘luftën’ e emigrantëve me detin e egërsuar.

Të paktën dy viktima dhe 30 të zhdukur raportohen nga mbytja e dy anijeve. Njëra prej tyre kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe tre të tjerë u zhdukën.

Ndërsa në anijen e dytë kishte 42 Saharianë, 12 prej të cilëve u shpëtuan ndërsa mendohet se janë 30 të zhdukur.

Ndërkohë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje dhe një foshnje. Sipas mediave deti shumë i trazuar për shkak të erës së fortë, mendohet të ketë shkaktuar tragjedinë./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.