VIDEO/ Gabimi i tmerrshëm: Babai pi birrë teksa i biri 11-vjeçar drejton avionin privat, gjithçka përfundon në tragjedi

Një video tronditëse është shfaqur në internet, që tregon një baba duke pirë një birrë ndërsa djali i tij 11-vjeçar fluturon me aeroplanin e tyre privat pak çaste para se dyshja të vriteshin në një aksident. Garon Maia, 42 vjeç, dhe djali i tij Francisco vdiqën pasi avioni i tyre me dy motorë Beechcraft Baron […]

Gusht 8, 2023 - 10:20
 0
VIDEO/ Gabimi i tmerrshëm: Babai pi birrë teksa i biri 11-vjeçar drejton avionin privat, gjithçka përfundon në tragjedi

Një video tronditëse është shfaqur në internet, që tregon një baba duke pirë një birrë ndërsa djali i tij 11-vjeçar fluturon me aeroplanin e tyre privat pak çaste para se dyshja të vriteshin në një aksident.

Garon Maia, 42 vjeç, dhe djali i tij Francisco vdiqën pasi avioni i tyre me dy motorë Beechcraft Baron 58 u përplas në një pyll midis Rondonia dhe Mato Grosso në Brazil më 29 korrik.

Tani është shfaqur një video e çiftit në momentet para aksidentit, duke treguar të miturin duke drejtuar me gëzim avionin ndërsa babai i tij pi një shishe birrë. Raportet online thonë se fluturimi ishte ai që i mori jetën çiftit, por kjo është ende e pakonfirmuar.

Gjatë klipit, 42-vjeçari mund të shihet i ulur në ndenjësen e pilotit të dytë, duke e udhëzuar Franciscon se si të operonte aeroplanin.

“Prit, gjithçka gati? Nuk ka asgjë përpara, ok. Hajde, shtoje shpejtësinë. Dora në levë, dora në levë. Mbaje dorën atje dhe shiko shpejtësinë.”-dëgjohet ai të thotë në video.

Pak çaste më vonë ai shihet duke pirë një birrë, ndërsa i biri vazhdon rrit shpejtësinë.

Gruaja e Garon, Ana Pridonik, mori jetën e saj pasi dyshja u varrosën pasi nukl e përballoi dot hidhërimin.

Garon fluturoi nga një fermë familjare në qytetin Rondonia të Nova Conquista. Më pas thuhet se ai ka ndaluar për të furnizuar me karburant në një aeroport në Vilhena. Thuhet se ai po planifikonte të kthente të birin me fluturim në Campo Grande, Mato Grosso do Sul.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.