VIDEO/ Gjergj Luca nxjerr në treg peshkun ton të përpunuar në Shqipëri: Për të gjithë skeptikët…!

Sipërmarrësi më i madh i peshkut në Shqipëri, Gjergj Luca ka nxjerrë në treg peshkun ton. “Për të gjithë skeptikët, që kur unë  flas për punën e peshkun më bëjnë komente pa lidhje. Ky është Yellowfin, shikoje çfarë ngjyre ka. Ky Yellowfin pasi kalon në një makineri me gjilpëra i injektohet ngjyrë brenda dhe prej […]

Maj 17, 2024 - 20:10
 0
VIDEO/ Gjergj Luca nxjerr në treg peshkun ton të përpunuar në Shqipëri: Për të gjithë skeptikët…!

Sipërmarrësi më i madh i peshkut në Shqipëri, Gjergj Luca ka nxjerrë në treg peshkun ton.

“Për të gjithë skeptikët, që kur unë  flas për punën e peshkun më bëjnë komente pa lidhje. Ky është Yellowfin, shikoje çfarë ngjyre ka. Ky Yellowfin pasi kalon në një makineri me gjilpëra i injektohet ngjyrë brenda dhe prej këtej del ky prodhimi që shikoni ju. Del ky prodhimi që shikoni ju këtu.

Është prodhimi i ngjyrosur me një ton që vjen nga Afrika. Ky hyn pa asnjë lloj vlere në tregun tonë. Ndërsa ky këtu që ka pushtuar të gjithë markatat e mira të Evropës, Amerikës dhe Kanadasë, po e afrojmë edhe në një mënyrë tjetër për të gjitha restorantet e Shqipërisë. Këto do ua vëmë në dispozicion restoranteve për sushi për tartar, për krudo, bërxolla…”, thotë Luca mes të tjerash.

Luca nisi për herë të parë përpunimin e peshkut ton në Shqipëri, aq i kërkuar në tregjet botërore dhe tashmë e ka nxjerrë në shitje.

Ai i përket një cilësie të lartë dhe është përpunuar me teknologji moderne të avancuar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.