VIDEO / Grabitje me dhunë në një pikë karburanti në Tiranë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë

Një grabitje është regjistruar në zonën e Selitës në Tiranë, teksa dy të rinj kanë arritur të marrin me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti, ndërsa policia ka arritur të arrestojë dy autorët, përkatësisht 21 dhe 22 vjeç. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë […]

Dhjetor 11, 2023 - 12:03
Dhjetor 11, 2023 - 13:09
 0
VIDEO / Grabitje me dhunë në një pikë karburanti në Tiranë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë

Një grabitje është regjistruar në zonën e Selitës në Tiranë, teksa dy të rinj kanë arritur të marrin me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti, ndërsa policia ka arritur të arrestojë dy autorët, përkatësisht 21 dhe 22 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën me dhunë një shumë parash, në një pikë karburanti, në Selitë, falë veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve: A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Tiranës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.