VIDEO/ Gruaja hidhet nga dritarja dhe del në rrugë për t’i shpëtuar dhunës së partnerit

Një ngjarje e dhunës në familje ka dalë në dritë në Patras, ku një grua ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga

Prill 6, 2024 - 11:05
 0
VIDEO/ Gruaja hidhet nga dritarja dhe del në rrugë për t’i shpëtuar dhunës së partnerit

Një ngjarje e dhunës në familje ka dalë në dritë në Patras, ku një grua ka tentuar të arratiset duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes kur partneri i viktimës ka filluar ta rrahë atë.

Në vendngjarje është gjetur një mikeshë e të resë dhe në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, por tashmë autori ishte arratisur.

Ai u gjet mëngjesin e së premtes dhe u arrestua. Megjithatë, pak më vonë ai u lirua. Po atë pasdite, sipas gazetës “I Gnomi”, ai doli nga shtëpia e gruas dhe nisi t’i kërkonte paratë që pretendonte se i kishte shpenzuar në një supermarket.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë të cilët e kanë arrestuar sërish. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.