VIDEO/ “Ha bukë me TikTok-un ti?” I publikoi foto intime 27-vjeçares, del para gjykatës Altin Çoku

Ditën e sotme do të dalë para gjykatës Altin Çoku, i cili dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini, pas publikimit të

Shkurt 15, 2024 - 10:22
 0
VIDEO/ “Ha bukë me TikTok-un ti?” I publikoi foto intime 27-vjeçares, del para gjykatës Altin Çoku

Ditën e sotme do të dalë para gjykatës Altin Çoku, i cili dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini, pas publikimit të një fotoje intime në TikTok.

Ai është shoqëruar nga dy policë në sallën e gjyqit, teksa të pranishmit në sallë i drejtojnë disa pyetje.

Sipas familjarëve, Sibela kishte filluar të punonte si pastruese në shtëpinë e Altin Çokut, i cili kishte kërkuar një grua për mirëmbajtjen e shtëpisë, pasi kishte gruan të sëmurë.

Por pas kësaj, ata dyshohet se kanë pasur një takim në një hotel, ku edhe kanë realizuar një foto intime bashkë, e cila më pas u shpërnda në rrjetin socisl Tik Tok.

Tezaj e viktimës, ka hedhur dyshimet se mbesa e saj nuk ka kryer vetëvrasje, pasi nuk do e linte kurrë jetime vajzën e mitur, dhe akuzon Çokun se e ka hedhur nga kati i katërt i banesës.

Këto dyshime janë shtuar më shumë nga vëllai i viktimës. Për mediat, ai tha se në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë në pallat ishin dy persona, një në katin e katërt dhe një në katin e parë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.