VIDEO / Hajduti para, policia pas: Efektivët futen nga dritarja dhe…

Hajduti para, policia pas! Ky është momenti kur oficerët e policisë futen nga dritarja në një shtëpi në fshatin Bushat të Vaut të Dejës. Efektivët u vunë në lëvizje pas njoftimit se shtëpia në fjalë po tentohej të vidhej. E në fakt, një moment që hynë në shtëpi, brenda gjetën një 39-vjeçar i cili u […]

Shkurt 6, 2024 - 13:31
 0
VIDEO / Hajduti para, policia pas: Efektivët futen nga dritarja dhe…

Hajduti para, policia pas!

Ky është momenti kur oficerët e policisë futen nga dritarja në një shtëpi në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.

Efektivët u vunë në lëvizje pas njoftimit se shtëpia në fjalë po tentohej të vidhej.

E në fakt, një moment që hynë në shtëpi, brenda gjetën një 39-vjeçar i cili u prangos.

“Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri. Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.