VIDEO/ Hoffenheim “ngec”, Borussia Dortmund fiton bindshëm në transfertë

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë zhvilluar një paraqitje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “PreZero Arena” i kanë dhënë “fund” fitoreve radhazi të skuadrës së Hoffenheim, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 1 me 3. Sipari i golave u çel që në minutën e 18’ nga “bomberi” gjerman, Niklas [...]Read More...

Shtator 29, 2023 - 23:10
 0
VIDEO/ Hoffenheim “ngec”, Borussia Dortmund fiton bindshëm në transfertë

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë zhvilluar një paraqitje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “PreZero Arena” i kanë dhënë “fund” fitoreve radhazi të skuadrës së Hoffenheim, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 1 me 3.

Sipari i golave u çel që në minutën e 18’ nga “bomberi” gjerman, Niklas Fullkrug dhe vetëm 7 minuta më vonë “fantazisti” kroat, Andrej Kramaric vendos baraspeshën, nga pika e bardhë e penalltisë, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në “frymën e fundit” të lojës, “veterani” i mesfushës, Marco Reus përfiton nga një përgjumje e kundërshtarëve, duke i dhuruar sërish avantazhin “verdhezinjve”.

Për golin e 3-të të skuadrës së Edin Terzic mendoi anëosri norvegjezi i mbrojtjes, Julian Ryerson, i cili dërgon në rrjetë topin në minutën e 95’, për të “vulosur” kështu përfundimisht, rezultatin, 1 me 3.

Me këtë fitore, skuadra e Dortmund ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 14 pikë, 1 më shumë se Bayern Munich e Bayer Leverkusen, që ndodhen në vendin e 2-të dhe të 3-të të tabelës, por me një ndeshje më pak, ndërsa skuadra e Hoffenheim mbetet në vendin e 6 me 12 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.