VIDEO/ I drejtoi armën stafit, shkarkohet ambasadori britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Meksikë u shkarkuar nga detyra pas një incidenti të pazakontë me punonjësit e ambasadës. Tashmë janë bërë

Qeshor 1, 2024 - 01:20
 0
VIDEO/ I drejtoi armën stafit, shkarkohet ambasadori britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Meksikë u shkarkuar nga detyra pas një incidenti të pazakontë me punonjësit e ambasadës.

Tashmë janë bërë publike edhe pamjet e incidentit, ku ambasadori Jon Benjamin shihet teksa i drejton automatikun një punonjësi të ambasadës, i cili duket i tmerruar nga ajo që po ndodh.

Sipas medieve britanike, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.


Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori Benjamin është duke “bërë shaka” me armën në dorë.

Një diplomat karriere, Benjamin u emërua në Meksikë në vitin 2021. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.