VIDEO/ I Mërzitur e me duart në kokë, momenti kur babai i Elia Zaharias pret vendimin në gjykatë pas sherrit me Lekën
Dalin pamjet e momentit kur Gjergj Zaharia, babai i Elias pret vendimin në gjykatën e dhomës civile në Tiranë. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, ai qëndron i ulur dhe mban duart në kokë. Gjyqatari Artan Haradinaj vendosi që çifti të pajiset me urdhër-mbrojtjeje dhe të mbajnë një distancë 5 metra nga […]
Dalin pamjet e momentit kur Gjergj Zaharia, babai i Elias pret vendimin në gjykatën e dhomës civile në Tiranë.
Sikurse duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, ai qëndron i ulur dhe mban duart në kokë.
Gjyqatari Artan Haradinaj vendosi që çifti të pajiset me urdhër-mbrojtjeje dhe të mbajnë një distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Sipas vendimit, princ Leka do të takojë vajzën e tyre 3-vjeçare vetëm në prani të dados.
Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri, ndërsa ky moment është filmuar edhe me video.
Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.
Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.
Oborri Mbretëror reagoi duke kërkuar nga policia fshirjen e pamjeve, ndërsa vetë policia tha se po hetohet se kush i ka publikuar pamjet e dhunës, të filmuara nga vetë Princ Leka. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet për dhunë në familje./m.j
What's Your Reaction?