VIDEO/ I publikoi foto intime 27-vjeçares, moment kur arrestohet personazhi i TikTok

39-vjeçari Altin Çoku, një personazh i njohur i TikTok-ut, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini. Ndërkohë,

Shkurt 12, 2024 - 14:05
 0
VIDEO/ I publikoi foto intime 27-vjeçares, moment kur arrestohet personazhi i TikTok

39-vjeçari Altin Çoku, një personazh i njohur i TikTok-ut, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ndërkohë, është publikuar edhe moment i arrestimit të Çokut, i cili shfaqet me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy policë.

E reja ishte e martuar në Kosovë, por pas problemeve me bashkëshortin dhe ishte kthyer te prindërit në Kamëz.

Familjarët kanë thënë 27-vjeçarja punonte si pastruesje në pallatin ku jetonte Çoku, teksa kanë ngritur dyshime të forta se ajo nuk është vetëvrarë, por është shtyrë nga dikush.

“Punonte te shtëpia e tij pastruese, ca ka ndodh unë nuk e di. Punoi dy tre ditë pastaj e la se si duket filluan kërcënimet e problemet e tjera. Goca nuk e ka bërë një gjë të tillë vetë. Njerëzit që kishin publikuar fotot, tani e kanë ndryshuar foton që do të thotë nuk ka dorë vetëm ai plehra, ka dorë edhe dikush tjetër. Policia ka një video ku ka ndodh çdo gjë, nuk na ka lajmëruar.

Ai e ka kërcënuar, unë nuk e di ca ka ndodh, unë po pres një raport nga policia”, ka thënë tezja e së resë. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.