VIDEO/ I shoqi vrau çiftin e moshuar në Dropull, bashkëshortja e autorit shpërthen në lot: Më mirë mua, se botën, ku të mbytem unë

Bashkëshortja e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili vrau çiftin e moshuar në Dropull disa ditë më parë, foli sot për Vizion Plus. Mes

Maj 6, 2024 - 13:40
 0
VIDEO/ I shoqi vrau çiftin e moshuar në Dropull, bashkëshortja e autorit shpërthen në lot: Më mirë mua, se botën, ku të mbytem unë
Eftiqia Matsora, Thoma Mastora

Bashkëshortja e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili vrau çiftin e moshuar në Dropull disa ditë më parë, foli sot për Vizion Plus.

Mes lotësh Eftiqia Mastora thotë se ajo që bëri i shoqi është mëkat. Në gjendje të rëndë psikologjike e moshuara “më mirë të më vriste mua se sa botën”.

Eftiqia Mastora: U zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, si bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat? Çfarë të bëj, nuk mendoi, as për mua, as për djalin. Çfarë të bëj unë? Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?

Kujtojmë se Thoma Mastora, i dyshuari kryesor për vrasjen e çiftit Ilia në fshatin Bodrishtë, nuk ka pranuar të dëshmojë përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo dhe prokurores Blerina Musabelliu.

E vetmja fjali që ai ka porositur ishte “nuk e kam vrarë unë, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin.
Ai nuk ka pranuar të flasë më tej, edhe pse insistimi i OPGJ-së ka qenë i vazhdueshëm.

Asnjë avokat nuk ka pranuar ta mbrojë Mastoran, madje as 4 avokatët që janë në dispozicion të shtetit për raste të tilla nuk kanë pranuar dhe është dashur të merrej avokat nga Përmeti.

Mastora do të dalë nesër para togave të zeza të Gjykatës për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale. Autori i dyshuar, më herët është dënuar për vjedhje, mirëpo sasinë e parave që iu gjet të moshuarve në shtëpi, në vlerën e 5 milionë lekëve, ai nuk e kishte marrë, çka e çon policinë në përjashtimin e pistës së një grabitjeje të mundshme.

Gjatë kontrollit në banesën e Thoma Mastoras, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore. Sa i takon motiveve dyshohet se 69 vjeçari është grindur me të moshuarit pasi kërkonte të merrte tokat e tyre në fshat.
/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.