VIDEO/ I veshur me kostum sportiv në makinë, momenti i arrestimit të Ermir Tufës në rrugën Fushë-Krujë-Vorë

Është publikuar momenti i arrestimit të Ermir Tufës nga policia e Tiranës në rrugën Fushë Krujë-Vorë. Ai shihet teksa ka rënë në prangat e policisë në makinën e tij tip ‘BMW’, i veshur me një kostum sportiv dhe me kapuç. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm […]

Nëntor 2, 2023 - 17:40
 0
VIDEO/ I veshur me kostum sportiv në makinë, momenti i arrestimit të Ermir Tufës në rrugën Fushë-Krujë-Vorë

Është publikuar momenti i arrestimit të Ermir Tufës nga policia e Tiranës në rrugën Fushë Krujë-Vorë. Ai shihet teksa ka rënë në prangat e policisë në makinën e tij tip ‘BMW’, i veshur me një kostum sportiv dhe me kapuç.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkelzen Kastratit.

Shkëlzen Kastrati i ekzekutua në 1 shkurt të 2021 nga një vrasës profesionist në Fier teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Ai mori një disa plumba, por njëri i marrë në kokë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme sipas policisë.

Kastrati nuk rezultonte të ishte me precedentë penalë, ndryshe nga vëllai i tij, të cilit i kanë bërë një atentat disa vite më parë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.