VIDEO/ Incidenti, presidentja e KE sulmohet nga një qytetar live

Një incident ka ndodhur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Teksa ajo po dilte në skenë gjatë një aktiviteti në Bruksel, një person e ka sulmuar atë, duke i thënë se ju jeni “kriminele”, raporton “Associated Press”. Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i […]

Prill 17, 2024 - 19:50
 0
VIDEO/ Incidenti, presidentja e KE sulmohet nga një qytetar live

Një incident ka ndodhur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Teksa ajo po dilte në skenë gjatë një aktiviteti në Bruksel, një person e ka sulmuar atë, duke i thënë se ju jeni “kriminele”, raporton “Associated Press”.

Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në momentin kur ndodhi incidenti. Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.