VIDEO / Itali, tre jahte luksoze përfshihen nga flakët, miliona euro dëme

Tre jahte luksoze janë përfshirë nga flakët në portin e  San Felice Circeo, një fshat në qendër të Italisë. Zjarri fillimisht është përhapur në një jaht 20 metra i gjatë dhe më pas ka  përfshirë edhe dy mjetet e tjera lundruese ngjitur. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët  arritën të shuanin flakët rreth orës […]

Shkurt 11, 2024 - 13:55
 0
VIDEO / Itali, tre jahte luksoze përfshihen nga flakët, miliona euro dëme

Tre jahte luksoze janë përfshirë nga flakët në portin e  San Felice Circeo, një fshat në qendër të Italisë.

Zjarri fillimisht është përhapur në një jaht 20 metra i gjatë dhe më pas ka  përfshirë edhe dy mjetet e tjera lundruese ngjitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët  arritën të shuanin flakët rreth orës 22:30.

Kryebashkiakja Monia Di Cosimo e cila ndoqi nga afër operacionet e shuarjes së zjarrit bëri të ditur se situata nuk është ende e sigurt.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ka disa media italiane që shkruajnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Për momentin nuk ka një vlerësim të saktë të dëmeve materiale, por dyshohet të jetë i konsiderueshëm.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.