(Video) Ju deshën vetëm dy ditë që bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, të mësonte vallen shqip!

Rita Ora mbërriti dy ditë më parë në Kosovë, teksa zgjodhi këtë vit që datëlindjen e saj ta kalonte në atdhe me një pjesë të familjes dhe sigurisht, me bashkëshortin, Taika Waititi. Përvec kësaj, këngëtarja shqiptare kaloi edhe festën e Pavarësisë në shtetin e saj, duke marrë edhe vlerësime të ndryshme, gjithandej e shoqëruar nga […]

Nëntor 29, 2023 - 22:49
 0
(Video) Ju deshën vetëm dy ditë që bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, të mësonte vallen shqip!

Rita Ora mbërriti dy ditë më parë në Kosovë, teksa zgjodhi këtë vit që datëlindjen e saj ta kalonte në atdhe me një pjesë të familjes dhe sigurisht, me bashkëshortin, Taika Waititi. Përvec kësaj, këngëtarja shqiptare kaloi edhe festën e Pavarësisë në shtetin e saj, duke marrë edhe vlerësime të ndryshme, gjithandej e shoqëruar nga gjysma e saj, me regjizorin e njohur që duket se ka nisur që të “përfqafojë” traditat shqiptare.

Kjo u vu re më së miri edhe nga një video e fundit e shpërndarë në rrjetet sociale nga një festë ku cifti kanë qenë të pranishëmm dhe duken duke kërcyer edhe një këngë shqiptare.

Nuk është e qartë nëse është festa e datëlindjes së artistes, megjithatë ajo duket kërcyer dhe ka marrë në “valle” edhe Taika-n, i cili duket se po e shijon, si cdo gjë tjetër shqiptare këto ditë.

Pra mund të themi që kemi dhëndër shqiptar tashmë, ndërsa Waititi me gjasë do rikthehet së shpejti, si në Kosovë edhe në Shqipëri, sigurisht për Ritën, por edhe për vallet dhe ushqimin.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.